Kryefjala Logo

Fifi ngacmohet në Podfestë: A do ta zëvendësonte Tirin me Jozin? Ja si përgjigjet këngëtarja

15 Nëntor, 2025 | 12:09 am

Në episodin e tretë të Podfestë, të ftuar ishin tre prej artistëve pjesëmarrës në Fest 64, mes tyre Fifi dhe partneri i saj në skenë këtë vit, Tiri Gjocaj. Dyshja tregoi për herë të parë historinë e bashkëpunimit të tyre, një ide që nisi krejt papritur, pavarësisht se të dy kanë pranuar se në fillim nuk kishin ndonjë simpati të madhe për njëri-tjetrin. Muzika, siç thonë ata, u bë ura që i afroi dhe i shndërroi në aleatë artistikë.
Në rubrikën e njohur “Qoshe me Olti Currin”, nuk munguan pyetjet pikante. Një prej tyre ishte drejtuar direkt Fifit:
Nisur nga fakti që keni qënë pjesë e BB VIP Albania si ti edhe Tiri.A do ta ndërrojë Tirin me Jozin në duet duke qënë se ai bën shumë zhurmë në rrjet?

Këngëtarja u përgjigj menjëherë, pa hezitim:
“Nuk e ndërrojmë dot,” – tha ajo me humor. – “E para, nuk e njoh dhe nuk më ka shkuar në mendje. E dyta, ai këndon popullore. E treta, nuk besoj se mund të kemi kimi bashkë… dhe e fundit, Tirin e kam dost.”

Deklarata e Fifit ka ndezur diskutimet në rrjet, duke futur në lojë emrin e Jozit, një prej personazheve të komentuar së fundmi, ndërsa fansat mezi presin performancën e Fifit dhe Tirit në skenën e Fest 64.

Të ngjashme