Kryefjala Logo

Ermal Fejzullahu ka një premtim për bashkëshorten, i cili do u shkrijë së qeshuri!

30 Janar, 2023 | 12:24 pm

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollca një nga të ftuarit e drejtueses ishte këngëtari Ermal Fejzullahu.
Ai këtë mbrëmje dhuroi një larmishmëri emocionesh, ku foli për jetën e tij personale, për projektet e reja, por jo vetëm kaq.

Një nga premtimet më epikë pas sfidës së parë, ku të ftuarit u vendosën në dënimin për një premtim dashurie për partnerin, Ermali i shkriu së qeshuri të gjithë.

Ai i premtoi partneres Ariana Fejzullahut se nuk do bëjnë më fëmijë, duke shkaktuar mjaft të qeshura në skenë.

Kujtojmë se Ermali dhe Ariana janë prindër të tri vajzave dhe një djali, mirëpo u përfolën edhe për një shtatzëni tjetër të Arianës, lajme që bënë bujë në showbiz.

Të ngjashme