Showbiz
Ermal Fejzullahu dhe Labinot Gashi përfunduan në burg në Zvicër!
30 Janar, 2023 | 12:43 pm

Këtë të dielë në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës ka patur mjaft argëtim dhe një spektakël të vërtetë. Por sigurisht nuk kanë munguar as rrëfimet e sinqerta. Një ndër to ka qenë edhe një histori e Labinot Gashit me Ermal Fejzullahun.
Ermali ka treguar se ka përfunduar 24 orë në burg në Zvicër me Labin, ku shkak është bërë viza e gabuar. Më tej Ermali ka thënë:
Shqiptarët janë spiuna pa lekë, e na kanë paditur”. Më tej, të ftuarit kanë treguar se brenda qelisë ka patur sekuenca mjaft argëtuese duke e cilësuar këtë thjesht si një aventurë.
Një moment ky I sinqertë, që duket se tashmë Ermali dhe Labi e kanë kaluar në kujtimet e tyre dhe kanë kaluar vetëm 24 orë pasi është sqaruar situate që ata kanë lënë qelinë.












































