Showbiz
Eni Vasili nga skena e Fest 64′ : Ky festival në të gjitha kohërat ka krijuar art në censurë, ka krijuar liri me tinguj
19 Dhjetor, 2025 | 11:45 pm

Mbrëmjen e sotme në natën e tretë të Fest 64, drejtoresha e Radio Televizionit Shqiptar Eni Vasili ka mbajtur një fjalim.
Ajo fillimisht e nis me një falenderim për Arilenën e cila e quajti zonjushë. Më tej ajo shprehet:
“Ky është festivali i 64. Plot 64 vite, por edhe pse ka përjetuar ndryshime sistemesh ka ditur të krijojë art edhe në censurë, që të krijojë liri me tinguj”
Gjithashtu drejtoresha Eni Vasili ka thënë se shqiptarët nëpërmjet këtij festivali kanë njohur figura botërore. Duke kujtuar festivalin e vjtit 1972 si një levizje artistike dhe politike.
“Në këtë festival ka ndodhur ajo që nuk ka ndodhur askund: shqiptarët janë bashkuar. Shqiptarë nga të gjitha trevat kanë ardhur këtu kanë kënduar, kanë garuar, kanë fituar dhe kanë qenë bashkë. E ndoshta në këtë festival ka ndodhur ajo që politika do donte ta realizonte: shqiptarët nga gjithë bota janë mbledhur në Tiranë, në zemrën e shqiptarisë”- ka thënë Vasili.
Një fjalim dedikuar bashkimit të shqiptarëve, një ndjesi krenarie për çdo kombas.











































