Showbiz
Eni Vasili kafen e mëngjesit e shoqëroi me surprizën e madhe të natës finale të Fest 64′ në RTSH
13 Dhjetor, 2025 | 2:20 pm

Drejtoresha e Radio Televizionit Publik Shqiptar, Eni Vasili ka zbuluar të ftuarin special në natën finale të Festivalit të 64 të Këngës ё RTSH. Mëngjesin sot Eni Vasili e ka nisur me një postim të shoqëruar me emoji kafe, ku bën njoftimin e rëndësishëm, duke lajmëruar një surprizë.
Vasili ka publikuar në rrjetet sociale refrenin e këngës “Espresso macchiato” të këngëtarit Tommy Cash, i cili përfaqësoi Estoninë në Eurovizionin e këtij viti, teksa Shqipëria garoi me “Shkodra Elektronike”. Një këngë mjaft virale dhe e pëlqyer nga publiku.
Në postimin e videos në rrjetin social në Instagram, Vasili e shoqëron me pyetjen se “kush e gjen të ftuarin special të RTSH në festivalin e 64 të këngës?”, ndërsa nga refreni i këngës “Espresso macchiato” mësojmë se bëhet fjalë për Tommy
Crash, i cili do të interpretojë për publikun shqiptar në natën e 4-t të Festivalit.












































