Kryefjala Logo

Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të tretë

17 Qershor, 2025 | 12:56 pm

Eliona Pitarka ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, duke ndarë lajmin e gëzueshëm me ndjekësit përmes një videoje të ëmbël në Instagram.

Në postimin e saj, ajo shfaq foshnjën, por këtë herë ka vendosur të mos zbulojë ende gjininë e bebit.

Me humori, Eliona shkruan në mbishkrimin e videos:

“Bebi erdhi… por misteri i vogël mbetet!
Po tani që po e shihni, a e ndjeni çfarë ka qenë gjatë gjithë këtyre muajve në zemrën time? Vajzë Apo Djalë? Bëjeni parashikimin e fundit…”

Urimet për të nuk kanë munguar nga ndjekësit dhe personazhet publikë, ndërsa misteri mbi gjininë mbetet ende i hapur për fansat e saj.

IMG 8733

Të ngjashme