Showbiz
Eliminimi i tij ngjalli reagime, BBVK rikthen Toney-n?
21 Dhjetor, 2025 | 12:30 am

Gara në Big Brother VIP Kosova ka marrë një kthesë të papritur që ka surprizuar të gjithë fansat. Vetëm një natë pasi u njoftua eliminimi i tij, Toney është rikthyer sërish në ekran, por këtë herë në një ambient të izoluar të njohur si “Shtëpia Kapsulë”.
Pamjet e tij u publikuan nga faqja zyrtare e BBVK, duke ngjallur kureshtje dhe spekulime për rrugëtimin e tij në këtë edicion. Në foto, Toney shihet i ulur në një krevat brenda shtëpisë kapsulë, duke i dhënë një nuancë misterioze situatës dhe duke lënë të kuptohet se largimi i tij nga shtëpia nuk mund të jetë përfundimtar.
Largimi i tij ishte një nga momentet më të komentuar nga publiku, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Rikthimi i Toneyt duket se është një përgjigje e produksionit ndaj këtyre reagimeve dhe premton të sjellë dinamizëm të ri në lojë.














































