Kryefjala Logo

Ekskluzive : Video nga përballja e dhunshme në zonën VIP në “Sunny Hill”. Ja kush artist u përfshi në sherr.

29 Gusht, 2022 | 10:15 pm

Mbrëmjen e djeshme në “Sunny Hill” ka ndodhur një ngjarje e papritur, në një prej zonave VIP. Tek Zona VIP e Iqos dhe tek Birra Peja situata ka qenë mjaft komode, por s’mund të themi të njëjtën gjë për zonën tjetër ku Dukagjin Lipa kishte sistemuar njerëz të biznesit, ministra mes tyre Ministren e Kulturës Elva Margariti, Delina Ibrahimi Ministre Financave, por edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj me bashkëshorten Ajola Xoxe si dhe personazhe të biznesit apo VIP si Donald dhe Romeo Veshaj, Lori Hoxha, pak më tutje ishte Beatrix Ramosaj me mikeshat e saj dhe disa momente janë bashkuar edhe Bora Zemani me Semin.

Teksa dukej çdo gjë që po shkonte mirë Kryefjala.com ka mësuar se ka ndodhur një debat, ku dhe ka siguruar videon e personave të përfshirë. Romeo Veshaj shihet se ka debatuar ashpër me fjalë me një djalë me bluzë të bardhë që miqtë e kanë thirrur me emrin Edison. Më pas forcat e sigurisë private janë kujdesur të qetësojnë situatën jashtë zonës, Romeo dhe djali në fjalë shihen të tensionuar deri ne pjesën e jashtme të zonës VIP nga ku nisi sherri. Gjithashtu në këtë ndodhi është përfshirë edhe miku i Romeos, kantautori Elgit Doda.

Kryefjala.com ka mësuar se djali që është kapur Romeo quhet Edison dhe merret me biznes. Nuk dihen arsyet e debatit mes tyre, ama është i çuditshëm fakti që kjo ngjarje është mbuluar nga forcat private dhe nuk është pasqyruar në polici, ndonëse sherri është parë nga ministrat pjesëmarrës si dhe nga kryetari i Bashkisë.

Të ngjashme