(Video ekskluzive) Adrola Dushi dhe Capital T janë bashkë! Zërat e ndarjes të pavërteta…

15 Mars, 2024 | 1:09 pm

Adrola Dushi dhe Capital T nuk folën asnjëherë për marrëdhënien e tyre. Ama pas një romance disa vjeçare në media u përhap me shpejtësi lajmi për ndarjen e tyre. Por duket se këto zëra janë të pavërteta!

Kryefjala.com ka siguruar një video ekskluzive të Adrolës dhe Capital T në aeroportin e Stambollit teksa dyshja po udhëtojnë së bashku. Ata qendrojnë në krye të radhës duke biseduar, ku nuk kishte si të mos njiheshin.

Pra, duket se Adrola dhe Capital vazhdojnë të jenë bashkë dhe padyshim gjithë fansat e tyre do të gëzohen!

Të ngjashme