Kryefjala Logo

(Ekskluzive) Bora Zemani dhe Donald Veshaj prezantues të “Dancing with the Stars”

1 Shtator, 2022 | 6:25 pm

Pak muaj më parë është zbuluar se moderatorja Bora Zemani do të ishte prezantuese e “Dancing with the Stars”, që pritet të fillojë në tetor, në ekranin e Top Channel. Ndonse asokohe pati shumë aludime për prezantuesit duket se tashmë është konfirmuar.

Në ambientet e Top Channel po flitet se moderatorja kryesore në skenë Bora Zemani do të shoqërohet nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room”, pas performancës. Pra veç partner jete tani më edhe spektakli, kështu po thonë? Ndoshta, po flitet se Top Channel po përdor romancën e Donaldit dhe Borës si një strategji për të rritur audiencën e “Dancing with the Stars”, njëlloj siç e realizoi me “Big Brother VIP”, ku historia e tyre u bë kryefjala e atij reality show, e cila thuhet se produksionit i leverdis më së shumti.

Ndonse Kryefjala.com kishte zbuluar kohë më parë se çifti ishin rikthyer, ata nuk dalin më fshehur. Po me Romeon dhe me emisionin e tyre ç’do të ndodhë? Apo do e vazhdojnë paralelisht duke qenë se nga Instagrami njoftohet se do të vazhdojnë.

Të ngjashme