Showbiz
Einxhel Shkira përfundon në spital, çfarë ndodhi?
13 Dhjetor, 2025 | 11:52 am

Moderatorja dhe influencerja Einxhel Shkira ka ndarë me ndjekësit e saj pamje nga shtrimi në spital, duke zbuluar se ka kaluar sërish një situatë shëndetësore të lidhur me një dëmtim fizik. Ajo ndodhet në spital, ndërsa vetë e ka përshkruar gjendjen si jo shqetësuese.
Në njërën nga fotot e publikuara në Instagram, Einxhel shkruan:
“Thash të kaloja njëherë me ndonjë thyerje të vogël”,duke e shoqëruar mesazhin me humor.

Në një tjetër postim, ajo poston Dagzin duke fjetur në spital dhe shkruan:
“Se i ka ngel merak që s’ka qenë kur kam thyer krahun. Po e kompensoj me këmbën tani”, duke treguar se ka thyer këmbën.

Ky episod ka rikthyer në vëmendje një moment të njohur nga Big Brother VIP, ku Einxhel kishte thyer dorën gjatë qëndrimit në shtëpi. Edhe pse e dëmtuar, ajo kishte vendosur të vazhdonte garën, një veprim që në atë kohë u komentua gjerësisht dhe u pa si shenjë force dhe vendosmërie. Ndonse i urojmë të shkuara sërish.











































