Lajme
E rëndë:Humbin jetën Presidenti dhe Ministri i Jashtëm Iranian në helikopter
20 Maj, 2024 | 8:54 am

Helikopteri ku udhëtonte Presidenti dhe Ministri i Jashtëm i Iranit është përplasur dhe askush nuk i ka mbijetuar aksidentit.
Helikopteri mbante presidentin e Iranit Ebrahim Rais 63-vjeç dhe ministrin e Jashtëm, njoftoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRINN dhe agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Mehr News.
Presidenti Ebrahim Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe disa të tjerë konfirmohet se janë vrarë në rrëzimin e helikopterit të së dielës në veri-perëndim të Iranit. Pamjet me dron janë shpërndarë në kanalet e mediave sociale të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA, të cilat agjencia thotë se tregojnë rrënojat e helikopterit të Presidentit Raisi.
Ekipet e shpëtimit kanë thënë se nuk ka shenja jete në vend. Reuters ka raportuar gjithashtu se helikopteri është “djegur plotësisht” në përplasje, duke cituar një zyrtar iranian.
“Helikopteri i Presidentit Raisi u dogj plotësisht në përplasje… për fat të keq, të gjithë pasagjerët dyshohet se kanë vdekur”, tha zyrtari.

















































