Showbiz
E akuzoi se ishte lesbike, reagon Flavia e Love Story: Silvana ka inat, ja si eshte e verteta
8 Janar, 2021 | 10:19 am

Prej dy ditësh po bën xhiron e rrjetit lajmi se Flavia Harizaj, konkurrente aktuale në “Love story” po njihet me një vajzë të quajtur Adriana Destani.
Së fundmi, Flavia ka reaguar sërish për “Daily Love Story”, ku u shpreh se e gjitha ishte një lojë e Silvanës.
“E vetmja gjë që dua të them është që Silvana tregoi veten e saj në fund të fundit, nuk i ka prishur punë asnjë njeriu. Nëse mendon se ka arritur diçka me këtë e ka shumë gabim. Tani i them vetes se si kam ndenjur apo e kam ndihmuar në disa raste. Unë e kisha kuptuar pak a shumë lojën e saj sepse ajo rrinte gjatë gjithë kohës me motrën dhe nuk e kuptova përse i duhej një shoqe që ajo të hapej. E kishte të gjithën tek pjesa që përse e nxori Saimiri pas puthjes dhe kaq.”
Sa i përket ftesës së Saimirit, në mesazhet e publikuara nga ish-konkurrentja e “Love story”, Flavia tha se kjo ishte më shumë shaka, teksa akuzoi Silvanën se e bën çdo gjë nga zilia.
“Ato nuk janë prova fare. Nuk e di çfarë ka menduar Silvana sepse unë nuk kam folur me asnjeri për këtë temë dhe siç shihej edhe tek biseda kisha thënë që kush është ajo që ka përmendur emrin tim, sepse unë kur kam diçka për të thënë ose nëse kam vënë re diçka në këtë emision që nuk më pëlqen, unë e them hapur. Tek bisedat e tjera dukej qartë që ajo ishte një ftesë nga ana e Saimirit, më shumë si shok ose si me shaka. Dukej shumë qartë që e bëri nga inati, nga zilia. Edhe mua po më thoshte që dil nga programi se s’ke pse më mohon mua dhe ndaj e bëri edhe atë që hapi bisedat.”
Kujtojmë se Silvana publikoi edhe disa mesazhe që i kanë shkuar në Instagram, nga një vajzë që thotë se është lezbike dhe se po njihet me te.
“Mua më pëlqejnë femrat dhe po njihemi ndërkohë që ajo është aty brenda!”– thuhej në mesazh.
Ajo shprehet se çdo gjë është e sajuar nga Silvana për të cilën shprehet se e ka denoncuar dhe do merren organet kompetente me të. Adriana sqaron edhe se pasi adresa e saj u vodh dhe denoncimit të saj në Polici, tashmë kjo llogari është mbyllur.
Nuk është e drejtë kjo që ka ndodhur. Profili im ka qenë i vjedhur dhe sot kam arritur me Polici ta mbyll. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë dhe Flavia jemi shoqe dhe nuk ka shanse diçka e tillë.(lidhje mes tyre) Më vjen keq se Flavia ka familje, po ashtu edhe unë. Çdo gjë është bërë shumë e madhe. Porm profili ka qenë fallco dhe çdo gjë e ka bërë Silvana sepse atë e kam denoncuar me kohë.

Iconstyle












































