Lajme nga vendi
Dy vajza 16-vjeçare largohen nga banesat, prindërit bëjnë kallëzim në polici
3 Janar, 2021 | 3:47 pm

Policia e Tiranës ka bërë me dije se dy shtetas kanë kallëzuar në polici largimin e dy vajzave të tyre të mitura nga banesat respektive.
Shtetasja A.A dhe shtetasi L.H kanë denoncuar largimin e vajzave që rezultojnë të jenë shoqe me njëra tjetërn.
Akoma nuk ka asnjë informacion nëse ata janë larguar më dëshirë apo janë marrë kundër dëshirës së tyre.
Policia i ka shpallur në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tyre.
Njoftimi:
Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
















































