Kryefjala Logo

Dikur ish kunata. Ja çfarë tha Albërie Hadërgjonaj për Ermionën…

2 Mars, 2023 | 3:19 pm

Ermiona Lekbrllo u skualifikua nga gara e BBVA ditën e djeshme, (e mërkure) për shkak se theu rregullat e ultimatumit që vëllai i madh vendosi ndaj banorëve. Por ajo ka marrë mbështetjen jo vetëm të njerëzve jashtë por edhe të shumë personazheve publikë. Një prej tyre është edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj. Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e ish-bashkëshortit të Albëries. Pasi ka bërë ‘share’ një prej shkrimeve të Kryefjala.com Albëria shkruan:

“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar mes të tjerash interpretuesja e hitit “Asnjëherë”.

0A645456 B54F 48AD BF4A 4030E6C9692E

 

 

Të ngjashme