Lajme nga vendi
Françeska Jaçes i digjet makinen luksoze ne Vlore
29 Mars, 2021 | 10:33 pm

Një makinë luksoze është djegur pjesërisht në qytetin e Vlorës.
Gazetari Enrik Mehmeti sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se makina tip “Range Rover” i përket modeles së njohur, Françeska Jaçe.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Nderkohe qe Franceska Jace ndodhet ne Brazil me pushime













































