Kryefjala Logo

Dhurata ka një “dhuratë” për fansat

23 Shkurt, 2023 | 10:10 am

Dhurata Dora, prej vitesh është pjesë e industrisë muzikore shqiptare.Ajo ka sjellë një sërë projektesh të suksesshme e hite të cilat kanë kaluar kufinjtë tanë.

Artistja së fundmi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka gati albumin e ri të titulluar “Dhurata”, i cili do të jetë i disponushëm më 3 mars. “Jam shumë e lumtur dhe krenare që më në fund lançimi i albumit tim “DHURATA” ka një datë 03.03.2023.

Ky album është një dhuratë për mua edhe për krejt mbështetësit e mi që më kanë shtyrë për të punuar çdo herë më shumë e më shumë.

Jam shumë falenderuese për të gjithë njerëzit rreth meje dhe shpresoj që “DHURATA” ka me ju pëlqyer edhe ju aq sa më pëlqen mua”, ka thënë Dhurata.

Të ngjashme