Showbiz
Dhurata Dora shtatzënë?! Qetësohuni e thanë fansat jo ne…
24 Shkurt, 2023 | 11:09 pm

Dhurata Dora bëri me dije pak ditë më parë se së shpejti do të sjellë albumin e saj më të ri për fansat, por sot një tjetër lajm po qarkullon në rrjetet sociale. Thuhet se ajo është në pritje të ëmbël.
Shkak për këtë është bërë një performancë e saj ku barku i Dhuratës duket më i fryrë se zakonisht, ç’ka bërë që njerëzit të pyesin në komente “A është shtatzënë?”, ose të thonë të sigurtë “Po, është shtatzënë”.
Për jetën private të Dhuratës nuk dihet thuajse asgjë pasi këngëtarja nuk ka folur kurrë rreth saj, po edhe ne nuk është se i kemi hyrë thellë historive të saj të dashurisë. Jemi mjaftuar vetëm me hitet e saj.













































