Showbiz
Devis Xherahu sherr në Selanik:”Kur nuk ka vend fjala,ka dora”
8 Korrik, 2024 | 9:32 am

Këngëtari Devis Xherahu ka treguar për një sherr ku e ka parë veten të përfshirë në Selank të Greqisë.
Ai tha se e kishin akuzuar për një vjedhje, por kjo nuk ishte e vërtetë, duke bërë që ai të përfshihet në një sherr.
“Kam qenë në Selanik. Kishte humbur diçka te ajo dhoma që rrija unë me disa muzikantë dhe më akuzoi që e kam marrë unë. Fjala zuri fjalën dhe kur nuk ka më vend fjala ka dora. U kapëm dhe u përjashtua ai sepse unë kisha të drejtë”, tregoi Devis Xherahu.
A është e vërtetë që për çdo dasmë merr nga 100 mijë euro?
Devis: Edhe Don Xhoni nuk merr 100 mijë euro, janë shumë për nivelin në Shqipëri
A do ta përfaqësosh Greqinë vitin tjetër në Eurovizion?
Devis: Nuk më është bërë ndonjë ofertë e tillë, por e kam menduar kur shikonim suedezen që përfaqësonte Greqinë. Thjeshtë ngeli një ide.
A ke harxhuar 100 mijë euro për pushime në Santorini?
Devis: Jo nuk është e vërtetë
A është e vërtetë që të kanë përjashtuar nga performanca në një buzuk?
Devis: Jo por kam bërë një debat dhe fitova unë. Kam qenë në buzuk në Selanik. Kishte humbur diçka te ajo dhoma që rrija unë me disa muzikantë dhe më akuzoi që e kam marrë unë. Fjala zuri fjalën dhe kur nuk ka më vend fjala ka dora. U kapëm dhe u përjashtua ai sepse unë kisha të drejtë.












































