Kryefjala Logo

Deklarata e Dolces si beqare ndez debat: “E shfrytëzoi dashurinë e Edit”

3 Dhjetor, 2025 | 10:12 am

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 4, Dolce, cila u transferua në Grande Fratello në Itali një lëvizje historike mes dy formateve ka shkaktuar debat të madh pas deklaratës së saj se është beqare. Gjatë qëndrimit në shtëpinë italiane, ajo ka thënë se asnjë mashkull nga Big Brother VIP Kosova nuk është tipi i saj, duke e hedhur poshtë çdo lloj afrimiteti të krijuar më parë.

Ndërkohë, në Kosovë, Edi po përjeton emocionalisht largimin e saj nga formati. Sipas gazetarit Agon Rexhepi, Dolce ka përfituar nga imazhi dhe ndjenjat e Edit, duke e përdorur situatën për interesin e saj para se të transferohej në Itali. “Ajo e harroi sapo arriti në Itali”, është shprehur ai, duke e akuzuar për mungesë sinqeriteti.

Edhe miku i Edit, Xim Hajzeri, në emisionin “Ora Shtatë”, ka komentuar dilemat rreth qëndrimit të Dolces. Ai tha se familja e Edit e përkrah çdo gjë që i bën mirë atij, por shtoi se mbetet e paqartë nëse Dolce ka qenë reale në ndjenjat dhe qëndrimet e saj.

Deklaratat e Dolces kanë hapur diskutime të forta në rrjet, ndërsa opinioni publik mbetet i ndarë mes atyre që e shohin si lojtare strategjike dhe të tjerëve që e konsiderojnë të padrejtë ndaj Edit.

Të ngjashme