Kryefjala Logo

Debat mes Kristit dhe Oltës: Ma bëre kastile!

11 Shkurt, 2023 | 1:24 pm

Në performancën e tij me Valbonën, Krist Aliaj u vesh me veshje popullore. Ishte vetë Kristi që i kërkoi ndihmë Oltës t’ja hiqte dhe ndërkohë që po e ndihmonte, ai e “akuzoi” Oltën se e kishte gërvishtur tek krahu.

Jo vetëm kaq, pas disa gotave verë dyshja po flisnin me nënkuptime me njëri-tjetrin, ku nuk mungonin edhe “ngacmimet” nga ana e Kristit.

“Ti luan shumë keq me mua. Është e shëmtuar,”-i tha Olta Kristit ndërkohë që po bisedonte me të. Ti më thuaj limitet dhe unë do t’i respektoj,”-u shpreh Kristi.

Play

Të ngjashme