Showbiz
“Dashuria e shëmtuar”… që bëri për të qarë Beatrix Ramosajn…
4 Shkurt, 2023 | 11:57 am

Beatrix Ramosaj ka zgjedhur që të largohet nga Tirana për disa ditë dhe është izoluar në shtëpinë e saj në Deçan. E sigurisht kur zgjedh të bësh të tilla shkëputje ata që na bëjnë shoqërinë më të mirë janë librat.
Këtë ka bërë dhe Trixa dhe vetëm këtë javë ka lexuar tre të tillë, por njëri e ka trishtuar dhe e ka bërë shumë për të qarë. Ai titullohet “Dashuri e shëmtuar” dhe ndoshta ka të bëjë pak edhe me historinë e saj personale.
Si sot një vit më parë Trixa ishte brenda shtëpisë së Big Brother ku nisi një romancë dashurie me Donald Veshajn, një histori që zgjati pak pasi aktori u rikthye tek ish e dashura e tij, Bora Zemani.













































