Showbiz
Dalin pamjet e para nga dasma në Itali e Duas dhe Callum
6 Qershor, 2026 | 8:32 am

Dua Lipa dhe partneri i saj, Callum Turner, kanë nisur zyrtarisht festimet e dasmës së tyre të dytë, këtë herë në një nga rajonet më magjike të Italisë.
Këngëtarja 30-vjeçare dhe aktori 36-vjeçar janë fotografuar ditën e sotme në Palermo, ku po mbahet festa paraprake (pre-wedding party) përpara ceremonisë kryesore.
Çifti kurorëzoi për herë të parë martesën e tyre në Londër, më 31 maj.
Për këtë mbrëmje speciale në Itali, ylli i hitit “Houdini” shkëlqeu me një fustan ngjyrë fildishi nga “Bottega Veneta”, i realizuar me thurjen karakteristike të markës, me shpinë të hapur dhe pupla në fund.

Dua e kompletoi pamjen e saj elegante me një çantë të përshtatshme, si dhe me bizhuteri dhe orë luksoze nga marka “Bulgari”.










































