Lajme nga vendi
Dalin detajet nga vrasja e kunatit nga 34-vjeçari, e thirrën mbesat: Hajde se babai po dhunon mamin
3 Janar, 2021 | 3:38 pm

Kanë dalë detaje të tjera në lidhje me vrasjen që ndodhi natën e Vitit të Ri, ku Klajdi Shundi theri me thikë kunatin Vladimir Zvezhda teksa të dy ishin nën efektin e alkoolit.
Burime bëjnë me dije se ata kanë qenë mbledhur për të festuar Vitin e Ri dhe blerjen e një apartamenti nga ana e Shundit.
Në një moment teksa kanë qenë nën efektin e alkoolit, Zvezhda është zënë me bashkëshorten e tij e cila është motra e Shundit. Mbesat e tij e kanë thirrur duke i thënë që babai i tyre po dhunonte nënën.
Ai ka zbritur poshtë më thikë në dorë dhe pas konfliktit fizik që kanë pasur me njëri-tjetrin ai e ka goditur me thikë në qafë.
Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë, ku u dha dhe masa e arrestit me burg, Shundi ka thënë se nuk e mbante mend ngjarjen, për shkak se kishte qenë në gjendje të dehur. Ai ka deklaruar se me viktimën nuk kanë pasur probleme më herët, dhe ngjarja nuk ka qenë e paramenduar nga ana e tij.
















































