Showbiz
Dafina pëlqen Luizin (dhe mesa duket aspak Oltën)…
22 Shkurt, 2023 | 10:01 am

Luiz Ejlli po merr mbështetje të madhe nga publiku, e mes tyre edhe nga shumë emra të njohur të showbiz-it. Një prej të cilave ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për të është këngëtarja, Dafina Zeqiri.
Këngëtarja ka nisur të komentojë në postimet që bëhen në profilin e Luizit në Instagram. Në foton e fundit ajo ka lënë komentin e saj:“Më i miri! Pikë”.
Megjithatë komentet negative nuk kanë munguar dhe një ndër to ishte një adresë fallco e cila i bënte replikë Dafinës. Por Duffy nuk ka ngurruar të kthejë një përgjigje duke atakuar madje Olta Gixharin.
Personin që bëri komentin në fjalë, ajo e krahasoi me Olta Gixharin. Të gjithë e dimë që deri më tani aktorja është kundërshtarja më e frotë e këngëtarit.
“ok Olta”, shkroi Dafina teksa ka etiketuar profilin që la komentin.














































