Kryefjala Logo

Dafina grindet me një tjetër koleg, nuk ndiqen më as në rrjetet sociale

30 Janar, 2023 | 3:38 pm

Nuk është më lajm se dihet që Dafina Zeqiri është një nga personazhet më problematikë të showbizit shqiptarë. Ajo është prishur me një tjetër personazh publik dhe ai është Ron Zaiti.

Ai debutoi në tregun muzikor shqiptar pas bashkëpunimit që pati me Dafina Zeqirin “Murder on the dance floor” dhe që nga ai moment këngëtari u pa në çdo koncert me artisten e njohur, duke u bërë edhe pjesë e labelit të Dafinës pas këtij momenti.

Mirëpo duket se kaq ka zgjatur miqësia dhe bashkëpunimi midis artistëve në fjalë. Roni dhe Dafina nuk flasin më me njëri-tjetrin.Burime për “Prive” bëjnë me dije se dyshja janë ndarë me sherr nga njëri-tjetri madje disa nga projektet janë zhdukur nga edhe nga platforma “YouTube”.

Ata nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.

Të ngjashme