Kryefjala Logo

CNN e bën fakt të kryer: Joe Biden, presidenti i 46 i SHBA-ve

7 Nëntor, 2020 | 6:54 pm

CNN shpall fitues të zgjedhjeve në SHBA Joe Biden

Sipas rrjetit televiziv amerikan, në bazë të numërimit të votave deri tani ka konsideruar si President të ardhshëm të SHBa, Joe Biden.

Sipas projeksioneve të gjigandit mediatik rezultati i votimeve në Pensilvani i jep përparësi Biden si President i 46 i Amerikës.

Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden tani ka një total prej 273 votash elektorale.

Gjatë gjithë fushatës së tij, Biden ka argumentuar se “shpirti i kombit” është në rrezik dhe ka premtuar se ai do të shërojë një vend të thyer nga presidenca e Trump.

Të ngjashme