Kryefjala Logo

Buzëgaz dhe veshur me rozë Neda Balluku ka pohuar divorcin nga Ogreni

4 Nëntor, 2025 | 11:31 pm

Neda Balluku ka thyer heshtjen për ndarjen nga Ogreni pas 15 vitesh bashkëjetesë.
Në një intervistë të mbushur me emocione për Top Channel, moderatorja u shpreh e rezervuar për detajet, por pranoi publikisht ndarjen.

“Po, lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që përballemi me një situatë të tillë. Një periudhë e ngjashme na ndodhi edhe në vitin 2020, por atëherë ia dolëm ta kapërcenim, me një dëshirë të madhe për ta mbajtur familjen e bashkuar — si çdo nënë, si çdo grua shqiptare. Po të kthehesha pas në kohë, do veproja njësoj, sepse nga ai pajtim erdhi në jetë vajza ime e vogël.”

Moderatorja shtoi se, pavarësisht përpjekjeve, marrëdhënia e tyre prej kohësh nuk ka qenë e shëndetshme.

“Prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka që dua të them. Do të doja që këtë moment ta menaxhoja me sa më shumë privatësi, sepse prioriteti im i vetëm janë fëmijët. Mos më prekni tek kalamajt, sepse nuk mundem! Ata janë gjithçka për mua. Dua t’u them nga zemra: mami ju do shumë, ju jeni jeta ime.”

Në fund, Neda theksoi rëndësinë e stabilitetit për fëmijët dhe reflektimin e gjatë që kërkon një vendim i tillë:

“Çdo fëmijë meriton të rritet në një ambient të shëndetshëm dhe me prindër që kanë marrëdhënie të shëndetshme. Asnjë nënë nuk e vë veten përpara fëmijëve. Këto janë vendime që nuk merren me nxitim — duhen vite reflektimi. Nuk besoj se ka njeri në këtë botë që merr vendime të pa menduara kur bëhet fjalë për familjen.”

Megjithëse kishte dalë në ekran për të komunikuar lajmin e divorcit, Neda me shumë lehtësi dhe pa asnjë notë dramatike hodhi romuze ndaj Rozana Radit dhe risolli në publik grindjet e tyre në kohën e BB VIP Albania. Të gjithë prisnin që Neda të tejkalonte momente debati të tipit Big Brother, por atë më shumë se ndarja duket se e shqetësuan pyetjet e Rozanës që është pjesë e panelit.

Të ngjashme