Kryefjala Logo

Blero në pritje për t’u bërë baba?

19 Shkurt, 2026 | 8:04 pm

Këngëtari i njohur Blero është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për jetën e tij personale. Sipas burimeve të emisionit “Prive”, artisti thuhet se është në pritje për t’u bërë baba për herë të dytë, ndërsa raportohet se ai dhe partnerja e tij, Eronita, presin një djalë.

Lajmi ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale dhe portalet rozë, duke ngjallur interes të madh te publiku, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë çifti. As Blero dhe as Ronita nuk kanë reaguar publikisht për këto zëra, duke e mbajtur gjithçka në kuadër të privatësisë.

Vetëm pak kohë më parë, në muajin janar, Blero kurorëzoi dashurinë me Eronitën në martesë, duke hapur një kapitull të ri në jetën e tij. Ceremonia u mbajt larg vëmendjes mediatike, ndërsa detajet u zbuluan në mënyrë të kufizuar.

Kjo është martesa e tretë për këngëtarin, i cili gjithmonë ka qenë në fokus për jetën e tij sentimentale. Ai është tashmë baba i një vajze nga një lidhje e mëparshme, ndërsa lajmet për një fëmijë tjetër kanë shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse këto raportime do të konfirmohen nga vetë çifti, apo nëse bëhet fjalë vetëm për spekulime që po qarkullojnë në rrjet. Deri atëherë, fansat mbeten në pritje të një reagimi nga Blero dhe Ronita.

Të ngjashme