Showbiz
Blendi Fevziu flet për aksidentin:”U hodha nga motorri që ecte mbrapsht”
18 Korrik, 2024 | 9:38 am

Gazetari Blendi Fevziu u shfaq në emisionin “Opinion” me krahun e lënduar ku tregoi se kishte ndodhur një aksident gjatë xhirimeve.
I pyetur në ‘Pushime On Top”, ai tregoi me detaje si ndodhi ngjarja teksa xhironte në një prej parqeve kombëtare.
Blendi Fevziu: Është aksident në ngjitje duke bërë xhirime. E kam edhe të filmuar, ishte në momentin e fundit kur mbarova. Me dron del shumë bukur, kështu që e fundit fare doli me pasoja.
-Ku ishe, çfarë po bëje?
Blendi Fevziu: Isha duke bërë xhirime, diku në një nga këto parqet komëbtare në Shqipëri. Në momentin e fundit që po bëja xhiro me një motorr me katër rrota, pata një problem dhe u hodha nga motorri se kisha frikë se mos bija.
-U hodhe vetë?
Blendi Fevziu: U hodha se motorri po binte, po ecte mbrapsht. Aksidente që mund të ndodhin në këto raste, por për fat isha me kaskë dhe me veshjen e duhur për ta përballuar.
-Si e mjekove, e vizitove?
Blendi Fevziu: Ka një problem që do të marrë minimumi gjysmën e kësaj vere, por shpëtova. Shpresoj të shmang operacionin, por janë gjëra që ndodhin në fund të fundit.
-E ke marrë me sportivitet.
Blendi Fevziu: E kam marrë me sportivitet se nuk kam zgjidhje tjetër, nuk më dhanë një zgjidhje të dytë kështu që detyrohem, është shumë e vështirë sidomos kur shoh detin, unë që notoja një orë e gjysmë. Unë që notoja një orë e gjysmë çdo ditë, tani detyrohem të shoh të tjerët që notojnë, shoh pak se kush noton më shumë sesa tjetri.












































