Lifestyle
Biletat për Maratonën e Tiranës 2024: Ekskluzivisht me EasyPay!
30 Shtator, 2024 | 3:45 pm

Në Shqipëri, organizimi i eventeve sportive, artistike dhe kulturore është rritur dukshëm, duke sjellë gjithashtu edhe një rritje të kërkesës për metoda të reja dhe më të thjeshta pagesash. Procesi i mëparshëm, ku blerja e biletave kërkonte patjetër prezencën fizike në pikat e shitjes, tani është pjesë e së kaluarës. Edhe këtë vit, Maratona e Tiranës ofron mundësinë e lehtë dhe të sigurt për blerjen e biletave përmes platformës EasyPay. Si në vitet e mëparshme, biletat e këtij eventi madhor sportiv janë të disponueshme ekskluzivisht përmes EasyPay, duke u mundësuar pjesëmarrësve të zgjedhin midis blerjes online ose në pikat e autorizuara.
Pas suksesit të vitit 2023, kur mbi 3,000 garues nga 40 vende të ndryshme morën pjesë dhe mbi 400 bileta u shitën ndërkombëtarisht, pritshmëritë për këtë vit janë akoma më të larta. Edhe këtë vit, Maratona e Tiranës ofron mundësinë e lehtë dhe të sigurt për blerjen e biletave përmes platformës EasyPay, duke e konsoliduar pozicionin e saj si partneri kryesor për digitalizimin e shitjes së biletave në vend, duke sjellë më shumë lehtësi dhe mundësi për përdoruesit.
Përgjatë 14 viteve të fundit, EasyPay ka sjellë një revolucion të vërtetë në tregun shqiptar të pagesave digjitale. Për të disatin vit me radhë, platforma ofron lehtësi për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në Maratonën e Tiranës. Me një proces të thjeshtë regjistrimi në tiranamarathon.com, pjesëmarrësit mund të plotësojnë të dhënat e tyre personale dhe të zgjedhin të kryejnë pagesën ose online ose në një prej mbi 550 pikave EasyPay në të gjithë vendin.
Përvoja e këtij viti nënvizon edhe një herë se digjitalizimi i biletave nuk sjell vetëm përmirësim në eficiencë dhe efektivitet, por krijon një sistem të centralizuar ku të gjithë aktorët përfitojnë nga një qasje më e gjerë në informacion, kontakte dhe tregje të synuara.















































