Kryefjala Logo

Bes Kallaku publikon foton e parë me partneren e re pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj

18 Shkurt, 2026 | 7:29 pm

Pas një periudhe të gjatë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private, Bes Kallaku duket se ka vendosur të mos fshihet më. Aktori i njohur i humorit ka konfirmuar hapur lidhjen e tij të re, duke ndarë fillimisht një detaj shumë domethënës, e më pas edhe një foto që po bën xhiron e rrjetit.

Vetëm pak kohë më parë, Besi “theu” heshtjen përmes një postimi të një tatuazhi ku lexohej qartë emri “Ejona”, i shoqëruar nga data “25.12.2025”. Një detaj që nuk la vend për dyshime se në jetën e tij ka hyrë një person i veçantë.

Dhe tashmë, konfirmimi duket i plotë. Bes Kallaku ka publikuar edhe foton e parë me partneren e tij të re. Në imazhin bardhë e zi, që duket i realizuar në një peizazh malor, aktori shihet duke e përqafuar fort partneren e tij, një vajzë bionde, në një moment shumë intim dhe të ndjerë. Edhe pse fytyra e saj nuk zbulohet plotësisht, afrimiteti dhe gjuha e trupit flasin më shumë se çdo fjalë.

img 2160

Fotoja ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke u interpretuar si një deklaratë e qartë e Besit për jetën e tij të re sentimentale, pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Kujtojmë se dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas shumë vitesh bashkë, duke zgjedhur të ruajnë diskrecion dhe respekt për njëri-tjetrin, sidomos për shkak të familjes që kanë krijuar së bashku.

Tashmë, me tatuazhin “Ejona” dhe me këtë foto të parë romantike, duket se Bes Kallaku ka vendosur të mos e mbajë më të fshehtë dashurinë e re, duke hapur një kapitull të ri në jetën e tij personale.

Të ngjashme