Showbiz
Bashkia e Tiranës, institucion apo kuplara me Miss-e?
17 Janar, 2021 | 8:46 pm

Bashkia e Tiranës duket se është kthyer nga Erion Veliaj në një vend ku bëhet sfilatë Miss-esh dhe jo një institucion shtetëror serioz që punohet dhe mbahet me taksat e kripura që paguajnë banorët e kryeqytetit edhe në këto muaj krize .
Pas ish missit Valbona Selimllari në këtë bashki është e punësuar një tjetër ish miss, Sidrita Sadikaj.
Vajza e njohur si një konkurente konkursesh bukurie, atë pak famë që arriti të shijoje e kapi falë pranisë në Big Brother Albania. CV shumë qesharake kjo për të qenë pjesë e stafit të bashkisë së kryeqytetit.

Erion Veliaj njihet si dembeli i bashkisë por i palodhuri i mediave, ka arritur kulmin me përfshirjen në staf të një vajze që u nis për në televizion por paska ndalur zyrave të bashkisë. Kryefjala po kërkon të mësojë pse pikërisht kjo vajzë në këtë post dhe kush fshihet pas saj ?
Veliaj akoma nuk e ka kuptuar që bashkia është institucion dhe duhen profesioniste që të punojnë dhe nuk eshte spektakel i Vera Grabockes apo Petri Bozos.

Sidrita kujtohet ende nga kërkimet në google si pjesëmarrëse në Big Brother 9, dhe për një lidhje me një tjetër konkurent aty me emrin Ervin.
Të gjithë jemi me sy e veshë për të parë se kur do ta prezantojë Sidritën Veliaj si prurjen e re në PS, pasi të gjithë personazhet e njohur të cilët kishin vite që merrnin rroga dhe favore në shtet, Veliaj ka filluar që 
të na i prezantojë si ‘blerje’ të reja të Partisë Socialiste.

Kohet e fundit bashkitë në të gjithë vendin dhe jo vetëm ajo e Tiranës janë akuzuar që po punosonjë njerëz fiktivisht vetëm për t’i kënaqur pasi po afrohen zgjedhjet e 25 prillit.












































