Kryefjala Logo

Bardhi “shpërthen” për muzikën sot: Po bëhen këngë për content TikToku

14 Shkurt, 2026 | 3:36 pm

Këngëtari Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste për “Mirmbrëma Yje”, ku ka komentuar hapur realitetin e sotëm të industrisë muzikore dhe mënyrën si artistët po përshtaten me trendet e reja.

Sipas tij, rrjetet sociale, veçanërisht TikTok, janë kthyer në një faktor vendimtar për suksesin e këngëve, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si ndërtohet një hit.

“Sot këngëtarët po bëjnë content TikToku, të gjithë përveç Flor Mumajesit që e la u step, se e pa ku po shkon muzika,” u shpreh Bardhi, duke lënë të kuptohet se disa artistë nuk janë përshtatur me këtë realitet të ri.

Ai veçoi gjithashtu edhe Alban Skënderajn, për të cilin kishte një vlerësim të veçantë, duke theksuar se ai ka ruajtur identitetin e tij artistik. “Alban Skënderajn nuk e kisha përfshirë këtu se Albani e ka stilin e vet,” tha Bardhi.

Në analizën e tij, këngëtari theksoi se TikTok është bërë pika e nisjes për suksesin e një kënge, duke ndikuar drejtpërdrejt në performancën e saj në platformat e tjera. “Në TikTok është audienca që pastaj shkon në YouTube. Se po u bë viral aty, njerëzit kanë për të shkuar në koncerte, YouTube,” u shpreh ai.

Sipas Bardhit, monetizimi real i muzikës sot nuk qëndron më vetëm te koncertet, por edhe te platformat digjitale. “Paratë janë në YouTube dhe Spotify,” përfundoi ai, duke theksuar rëndësinë e streaming-ut në industrinë moderne.

Deklaratat e tij pritet të hapin debat mes artistëve dhe publikut, pasi prekin një realitet që po ndryshon me shpejtësi mënyrën se si krijohet dhe konsumohet muzika sot.

Të ngjashme