Showbiz
Babai ndërroi jetë kur ajo ishte 9 vjeç, Era Istrefi kujton fjalën që i ka mbetur në vesh!
27 Tetor, 2025 | 6:46 am

Era Istrefi thotë se figura atërore ka ndikuar në vetëbesimin e saj.
Këngëtarja ka zbuluar se cila ishte fjala që i ka thënë babai e që nuk e harron kurrë.
“Babai ka vdekur kur isha 9 vjeçe, fjalën që ma ka thënë ishte se “je shumë inteligjente”, dhe kjo ka nejt me mu, më ka nejt në vesh, e kujtojmë shpesh”, tha Era Istrefi në “Canape”.
Për nënën, Era tha se është shumë e fortë dhe se lutet që të bëhet si ajo.
Ndërkohë, që për motrat tha se të dyja janë “shembull i jetës”.












































