Showbiz
“As Dua Lipa s’na ndan dot”! Shkodra Elektronike të ftuarit e parë të Podfestë
7 Nëntor, 2025 | 10:31 pm

Podfestë nisi rrugëtimin e tij me të ftuarit e parë Shkodrën Elektronike fituesit e Fest 63 dhe përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision. Nën moderimin e drejtoreshës artistike të Fest 64 Elhaida Danit por edhe në qoshen me pyetjet nga më pikantet e Olti Currit dyshja shkodrane rrëfeu Jo vetëm rrugëtimin në muzikë, kujtimet nga FEST 63, por edhe pritjen e ngrohtë të një publiku shqiptar dhe Jo vetëm I cili I duartrokiti kaq shumë Beatriçe Gjergjin dhe Producentin Kolë Lacën.
Dyshja Shkodrane fillimisht garuan në Festival pa e ditur se jeta e tyre artistike dhe Jo vetëm do të ndryshonte tërërisht Kur ata të dilnim fitues nga Festivali I fundvitit në RTSH.
” Nuk e mendonim kurrë se do fitonim, fillimisht donim të prezantoheshim përpara publikut, Kur pam emrin te LISTA përzgjedhëse u shokuam”. Rrugëtimi I Shkodrës Elektronike edhe në Eurovision u shoqërua më të njëjtën eufori.
“Ne habiteshim sesi dëgjonim fansa që këndonin këngën tonë, këndonin bashkë me ne, aq më tepër në gkuhën shqipe, një gjuhë që nuk është aq e njohur sa çmund të jenë gjuhët e tjera”.
Një vit më pas Shkodra Elektronike vazhdon të ketë dashurinë dhe mbështetjen e publikut, ku gjatë kësaj kohe kanë publikuar edhe albumin e tyre dhe këngë të cilat janë pëlqyer nga fansar, ndërsa Beatriçe Gjergji rikthet në FESTIVALIN e 64, këtë herë SI kompozitore se bashku me të dashurin e saj Marçelo Bateli, dyshja simpatike kanë kompozuar këngën e një konkurenteje të re shkodrane Giti, e cila konkuron në Festival .
” Gitin e njoh qysh të vogël, Ajo më kërkoi një këngë, unë ja krijova dhe Ajo e pelqeu shumë, u çmend pas asaj kënge dhe më tregoi se do të konkuronte në festival. Është bukur të shkruash këngë për të tjerët”.
Por një ngacmim edhe më pikant Shkodrës Elektronike I erdhi pikërisht nga PR I Festivalit të këtij viti, Olti Curri i cili nuk nguroi të ngacmonte dy artistët përsa i përket bashkëpunimit të tyre .
Por a mund të ndahen Bea dhe kola?
Dyshja u përgjigj me finesë se as Dua Lipa nuk mund ti ndajë.
” Kush thërret Shkodrën Elektronike shkojmë të dy, nuk ndahemi asnjëherë”.












































