Kryefjala Logo

“Arushi” temë e nxehtë në BBV-kosova, ja pse u emocionua Hygerta

5 Dhjetor, 2025 | 12:27 pm

Hygerta në gjendje të rënduar emocionale në BBVK: gjen arushin e vajzës dhe kërkon sqarime nga “Vëllai i Madh”

Konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta, ka kaluar momente të vështira emocionale brenda shtëpisë. Ajo është parë e prekur dhe me lot në sy pasi më në fund gjeti arushin e vajzës së saj, një lodër me vlerë të madhe sentimentale, të cilën e konsideron si “mburojë” dhe simbol të lidhjes me fëmijën e saj.
Hygerta i është drejtuar “Vëllait të Madh” duke kërkuar me ngulm që t’i tregonte me video kush ia kishte marrë arushin, ndërsa pranë saj qëndronin banorët e tjerë, të cilët u përpoqën ta qetësonin.

Momenti ka sjellë një reagim të fortë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, duke ngjallur diskutime rreth rolit të objekteve personale dhe emocioneve të banorëve në situata të tilla të ndjeshme.

Në pritje mbetet nëse “Vëllai i Madh” do të marrë masa ose do t’i japë Hygertës përgjigjet që ajo kërkon.

Të ngjashme