Kryefjala Logo

Arrestohet 62-vjeçari në Tiranë që përplasi për vdekje nipin 2-vjeçar

17 Tetor, 2024 | 10:22 am

Është arrestuar 62-vjeçari, i cili përplasi aksidentalisht për vdekje nipin 2-vjeçar.

Në pranga ka rënë shtetasi P. M., 62 vjeç, banues në Valias, pasi duke kryer manovrën mbrapa me automjet, ka aksidentuar nipin e tij të mitur 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

“P. M., 62 vjeç, banues në Valias, pasi duke kryer manovrën mbrapa me automjet, ka aksidentuar nipin e tij të mitur 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Të ngjashme