Showbiz
Alis rikthim në Fest 64’ me baladën prekëse “Nan”, një dedikim për nënën dhe dashurinë
3 Nëntor, 2025 | 4:23 pm

Artisti Alis pas suksesit të një viti më parë me këngën “Mjegull”, ku u rendit I treti në Festivalin e fundvitit, rikthehet në FEST 64 me një tjetër material muzikor. I ftuar në emisionin Çasti I Duhur nga Fjodora Fjora Alis tregon më tepër detaje përsa i përket këngës së tij dhe rrugëtimit muzikor.
“Festivali dhe marrja e një çmimi vitin e kaluar më dha edhe më shumë përgjegjësi përpara publikut, në ato momente dridhesha, dhe mendoja a jam Gati për këto emocione”.
Por këtë vit Alis vjen me një këngë baladë e titulluar “Nan”. Ai tregon se kjo këngë e ka prekur shumë emocionalisht, gjë që nuk I kishte ndodhur më parë me tekstet e tij, ndërsa kënga I dedikohet edhe nënës së tij me të cilën ka një marrëdhënie shumë të veçantë.
” Kënga flet për figurën e Nënës, por Jo vetëm, unë uroj ta përfaqësojë SI duhet këtë këngë me një mesazh kaq të veçantë, Mua nuk më kishte ndodhur të Isha prekur kaq shumë nga nje tekst më parë, nëna është bota ime, Ajo më mbush me energji pozitive, është thjesht universi im.
Në vijim të bisedës Alis tregon gjithashtu se tekstin e këngës e ka bërë e dashuria e tij, gjë që e bën edhe më të veçantë këtë këngë.
“Nëna dhe e dashura ime janë dy femrat më të rëndësishme të jetës sime, pa dashur të lë pas babin dhe vëllain”.












































