Kryefjala Logo

Alba Pollozhani humb vetëdijen, përfundon në spital

18 Dhjetor, 2025 | 1:12 pm

Një ngjarje e papritur ka shkaktuar alarm brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” gjatë ditës së sotme. Banorja Alba Pollozhani ka humbur ndjenjat gjatë qëndrimit në shtëpi, duke vënë menjëherë në lëvizje stafin e produksionit dhe duke shqetësuar banorët e tjerë.

Sipas raportimeve situata ka qenë serioze dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Alba është dërguar me urgjencë në një spital privat, ku ndodhet nën kujdesin e ekipit mjekësor dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Gjatë gjithë kohës, produksioni ka qenë pranë saj, duke u kujdesur që të marrë trajtimin e duhur dhe duke monitoruar nga afër gjendjen e saj shëndetësore. Ngjarja ka sjellë tension dhe shqetësim brenda shtëpisë, ku banorët kanë reaguar me ankth dhe mbështetje ndaj Albasë.

Produksioni ka dhënë një deklaratë zyrtare në Instagram lidhur me ngjarjen.
“Alba ka lënë shtëpine per pak kohë pasi nuk eshtë ndjerë mire dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor profesional.”

Të ngjashme