Kryefjala Logo

Aksidenti ku ndërroj jetë i riu në Elbasan, drejtuesja e automjetit ishte e ‘dashuruar’ pas shpejtësisë

4 Janar, 2021 | 7:28 pm

Mbrëmjen e djeshme në Elbasan u regjistrua një aksident i frikshëm ku një makinë Golf tip Cabriolet u përplas me një minibus që po transportonte udhëtarë nga Korça drejt Tiranës.
Mësohet se drejtuesja e mjetit ka qenë Klaudja Shpata, teksa akoma nuk dihet lidhja që ajo ka pasur me viktimën që ka qenë në vend të parë të makinës.
Para disa ditësh bëhet e ditur që makina e Klaudias ka qenë e parkuar para servisit  të makinave që kishte në pronësi viktima Kledis Deda.
Ajo çfarë shikohet nga rrjetet socialet vërehet se Shpata është një e pasionuar pas shpejtësisë. Ajo ka pësuar dëmtime të rënda dhe është në spital, teksa nuk ka rrezik për jetën.
Gjithashtu ajo është arrestuar ditën e sotme.

Të ngjashme