Showbiz
Adrian Gaxha martohet në fshehtësi dhe në pritje për t’u bërë baba?
19 Shkurt, 2026 | 8:08 pm

Këngëtari i njohur Adrian Gaxha është përfshirë së fundmi në lajmet rozë, pasi sipas burimeve të “Prive”, ai thuhet se i ka dhënë fund beqarisë në mënyrë të fshehtë.
Sipas raportimeve, artisti është martuar me partneren e tij, Sidorela Dauti, larg vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale. Deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka bërë një konfirmim publik, duke zgjedhur që këtë hap të rëndësishëm ta mbajnë larg syrit të publikut.
Por surprizat nuk ndalen me kaq. Po sipas të njëjtave burime, çifti thuhet se është në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë, një lajm që ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve. Megjithatë, edhe kjo mbetet e pakonfirmuar, pasi Adrian Gaxha dhe Sidorela nuk kanë reaguar rreth këtyre spekulimeve.
Kjo qasje diskrete nuk është e pazakontë për artistin, i cili prej kohësh ka zgjedhur të mbajë jetën private larg ekspozimit publik, ndryshe nga shumë figura të tjera të showbiz-it.
Në mungesë të një reagimi zyrtar, gjithçka mbetet në kuadër të raportimeve mediatike, ndërsa fansat presin të mësojnë nëse lajmet për martesën dhe ardhjen e një fëmije janë të vërteta.












































