Lajme nga vendi
A do të lejohen tubimet politike?! Ja çfarë vendimi ka marrë Komiteti i Ekspertëve
24 Mars, 2021 | 4:20 pm

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë për të dhënë një deklaratë për mediat, ku do të komunikohen masat e reja të kufizimeve orare dhe ndryshimet që pritet të ndodhin.
Rakacolli u shpreh se do të mbeten në fuqi edhe për 2 javë të tjera të njëjtat masa
“Mbeten në fuqi të njëjtat masa edhe për 2 javë të tjera, s’lejohen as grumbullimet me mbi 10 veta edhe gjatë fushatës”.
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se shifrat nuk janë në ato nivele për të lehtësuar masat. COVID-i, tha ajo, ka rezultuar më fatal te meshkujt.















































