Showbiz
A do të largohet Hygera Sako nga Big Brother?!
2 Dhjetor, 2025 | 5:52 pm

Hygerta Sako u shpall më pak e preferuara nga publiku në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP, një rezultat që dukshëm e surprizoi ish-Miss-in. Reagimi i saj në momentin e shpalljes tërhoqi vëmendje, ndërsa pas Prime ajo është parë e mërzitur dhe e zhytur në mendime.
Në një bisedë me Shkurte Haxhiun, Hygerta shprehu hapur zhgënjimin dhe dilemat e saj për vazhdimin në këtë format.
“Më pak e preferuara? Unë thjesht po marr kohë, po nxjerr gjithë tani, do ta mendoj. Nëse jam më pak e preferuar, çka i duhem këtij formati? Të rri larg fëmijës tim?”, u shpreh ajo, duke treguar se ky rezultat e ka prekur thellë emocionalisht.
Ajo shtoi se i duket sikur publiku shpesh vlerëson sjelljet e tepruara, ndërsa qetësia dhe korrektësia nuk marrin të njëjtën vëmendje.
“Për t’iu mbushur mendjen këtyre që të jesh karagjoz është më me vlerë se të jesh njeri i drejtë dhe pozitiv. Jo, nuk e dua”, tha Hygerta, duke lënë të kuptohet se nuk është e gatshme të ndryshojë karakter për hir të lojës.
Nga qëndrimi i saj, duket se konkurrentja po kalon një fazë të fortë reflektimi dhe nuk përjashton mundësinë e largimit. Për momentin mbetet për t’u parë nëse Hygerta do të vazhdojë garën apo do të marrë një vendim drastik për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP.












































