Showbiz
Ermal Meta mes 3 finalisteve ne Sanremo, ja kush fitoi
7 Mars, 2021 | 10:59 am
Grupi i rrokut Maneskin janë shpallur fitues të Festivalit të 71-të të Sanremo.
Pas tij u renditën Francesca Michielin & Fedez, në vendin e dytë, dhe Ermal Meta në vendin e tretë.
Këngëtari me origjinë shqiptare siguroi vendin e parë, në fazën e parë të televotimit me këngën “Un milione di cose da dirti” dhe emri i tij përmendej në mediat italiane si fitues i Sanremo 2021.
Ai ishte konkurrent i Sanremo edhe tre vite më parë ku u shpall fitues me këngën “Non mi avete fatto niente”
Në garë për të rrëmbyer çmimin e parë ishin 26 këngëtarë, të cilët interpretuan këngët e tyre gjatë pjesës së parë ku u votuan përmes televotimit.
Në fund të fazës së parë, u eleminuan 23 prej tyre dhe tre dolën finale, Ermal Meta, Francesca Michielin & Fedez dhe Maneskin.
Këngëtarët që u renditën në tre vendet e para interpretuan sërish dhe vota e tre jurive hyri në lojë, për të shpallur fituesin. Përveç vendit të tretë finalist, shqiptari Ermal Meta fitoi edhe çmimin “Giancarlo Bigazzi” për muzikën më të mirë të këngës.