Kryefjala Logo

E rëndë! Fëmija 3-vjeçar humb jetën, dyshohet se u mbyt nga një copë mishi teksa familja po përgatiste zgarë

25 Korrik, 2026 | 8:27 am

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shtime, ku një fëmijë rreth 3 vjeç ka humbur jetën.

Sipas informacionit të publikuar, Policia ka bërë të ditur se fëmija është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente të Ferizajt nga Qendra Emergjente e Shtimes, rreth orës 21:00.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në oborrin e banesës së familjes, në një kohë kur familjarët po përgatisnin ushqim në zgarë.

Sipas të dhënave paraprake, në një moment fëmija dyshohet se ka marrë një copë mishi, e cila i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Pavarësisht dërgimit në qendrën emergjente, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Të ngjashme