Kryefjala Logo

Selin Bollati ndan lajmin e hidhur: “Është larguar nga shtëpia, kërkohet ndihmë”

24 Korrik, 2026 | 1:55 pm

Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka ndarë një lajm jo të mirë me ndjekësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se i është larguar nga shtëpia qeni i saj i dashur, i quajtur Willy.

Përmes një fjalie të ngarkuar me emocione, Selin u ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndjekësve të saj për ta gjetur sa më parë kafshën e saj shtëpiake.

WhatsApp Image 2026 07 23 at 14.26.53 e1784809891115

“Dita nisi me lajme jo shumë të mira. Willy është larguar nga shtëpia! Ju lutem kush e shikon të më shkruaj, ka një pullë ngjyrë kafe të lehtë në fund të shpinës e cila e bën lehtësisht të identifikueshëm. Ndihmë!”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ajo ka shpërndarë edhe disa fotografi të qenushit të saj të bardhë, me shpresën se dikush nga ndjekësit do ta pikasë dhe do ta ndihmojë të rikthehet shëndosh e mirë në shtëpi.

Të ngjashme