Kryefjala Logo

Brikena Selmani drejt muzikës, zbulon kur do të publikohet kënga e saj e parë

24 Korrik, 2026 | 1:51 pm

Pas eksperiencës në “Big Brother VIP 5” dhe angazhimit të saj më të fundit në “Top Arena”, Brikena Selmani duket se është gati të provojë veten edhe në një tjetër fushë: muzikën.

Ish-banorja e BBVIP ishte pjesë e programit sportiv me një rubrikë të sajën, ku çdo mbrëmje priste të ftuar të ndryshëm. Me përfundimin e “Top Arena”, Brikena ka folur për eksperiencën e saj gjatë një interviste për “She’s on Air” në Top Albania Radio.

Ajo u shpreh e kënaqur me këtë rrugëtim, duke e cilësuar si një eksperiencë nga e cila ka mësuar shumë.

“Unë jam shumë e lumtur për këtë rrugëtim, se kam mësuar shumë. Ka qenë eksperienca ime e parë dhe ia kam dalë shumë mirë”, tha Brikena, duke falënderuar publikun dhe ekipin me të cilin bashkëpunoi.

Por duket se planet e saj nuk përfundojnë me televizionin. Brikena konfirmoi se po përgatitet të hyjë në muzikë dhe se kënga e saj e parë do të publikohet gjatë kësaj vere.

Edhe pse nuk dha një datë konkrete, ajo sqaroi se projekti nuk do të vijë menjëherë, por më vonë gjatë sezonit veror.

Pas reality show-t dhe eksperiencës si moderatore, mbetet për t’u parë se çfarë ka përgatitur Brikena Selmani për debutimin e saj në muzikë.

Të ngjashme