Showbiz
Yll Limani surprizon nxënësit e muzikës, dhuron instrumente dhe pajisje
23 Korrik, 2026 | 8:57 am

Këngëtari i njohur Yll Limani ka ndërmarrë një nismë të veçantë në mbështetje të të rinjve që studiojnë muzikë në Prishtinë.
Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, artisti ka dhuruar instrumente muzikore dhe pajisje ndriçimi për Sallën e Koncerteve të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe aktivitetet artistike që zhvillohen aty.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Limani përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur kënaqësinë që tashmë ka mundësinë t’i kthejë muzikës një pjesë të asaj që ajo i ka dhënë gjatë karrierës së tij.
Artisti u shpreh gjithashtu me shpresën se nga kjo sallë do të lindin shumë ëndrra të reja dhe muzikë e bukur, duke frymëzuar brezat e ardhshëm të artistëve.











































