Showbiz
Mes emocionesh, Dafina Zeqiri feston 1-vjetorin e djalit me një dedikim të ndjerë
17 Korrik, 2026 | 12:02 pm

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po jeton një ditë tepër të veçantë, pasi djali i saj, Daskani, feston sot ditëlindjen e parë.
Me këtë rast, artistja ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto emocionuese nga momenti i lindjes së të birit, duke rikthyer kujtimet e ditës kur u bë nënë për herë të parë.
Krahas imazhit, Dafina i ka kushtuar Daskanit një urim plot dashuri:
“Urime ditëlindja drita e shpirtit tem! T’du ma shumë se veten! Gjithmonë.”

Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe urime nga fansat dhe kolegët e saj.
Gëzimi në familjen e Dafinës nuk mbaron me kaq. Artistja dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Çifti ka zbuluar se së shpejti do të mirëpresë edhe një djalë tjetër, duke zgjeruar familjen e tyre.











































